Saturday, September 12, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimTakimi i fshehtë i Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun? Punonjësi i burgut...

Takimi i fshehtë i Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun? Punonjësi i burgut merret i pandehur

Një skandal i dyshuar në burgun e Drenovës ka dalë në dritë pas hetimeve për dy takime mes modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu.

Një punonjës i burgut me 18 vite karrierë, Perent Lëngu, është marrë i pandehur për falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se ka regjistruar në dokumentet zyrtare emrin e një të dënuari tjetër për të fshehur takimin.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetari Elton Qyno, më 13 qershor 2025 në dokumentet e shërbimit është shënuar emri i të dënuarit Vladimir Kurti, ndërsa hetimet pretendojnë se personi që në të vërtetë takoi Ziza Pajazitin ishte Laert Haxhiu.

😳 I dënuari tjetër: “Nuk e njoh”

Një detaj që ka ngritur dyshime të forta te hetuesit është deklarata e vetë Vladimir Kurtit.

Ai ka deklaruar se nuk e njeh Ziza Pajazitin dhe nuk kishte kërkuar takim me të.

Ndërkohë, sipas hetimeve, pamjet e kamerave të sigurisë nuk përputhen me të dhënat e shënuara në librat e shërbimit.

Takimi i dyshuar mes Pajazitit dhe Haxhiut thuhet se është zhvilluar në një ambient jashtë monitorimit të kamerave të sigurisë.

🎥 Pamjet nxjerrin në pah një tjetër detaj

Perent Lëngu ka pretenduar se lejen për takimin e kishte marrë nga ish-shefi i Policisë së burgut, Sokol Kaçolli.

Kaçolli ishte marrë i pandehur për deklarim të rremë, por procedimi ndaj tij u pushua pasi vepra penale u përfshi në amnisti.

Megjithatë, pamjet filmike të administruara gjatë hetimit duket se kanë ngritur pikëpyetje të tjera.

Sipas hetuesve, Kaçolli, ndonëse kishte pretenduar se nuk kishte dijeni për takimin, shfaqet pranë ambienteve të takimeve dhe përshëndet Laert Haxhiun dhe Ziza Pajazitin pas përfundimit të takimit.

⚠️ Dyshimet për një “takim special”

Inspektimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka evidentuar shkelje të rënda të rregullave të sigurisë.

Hetuesit kanë ngritur edhe pistën se mund të jetë lejuar një takim special mes Laert Haxhiut dhe Ziza Pajazitit, megjithatë kjo mbetet një pistë hetimore dhe nuk përbën fakt të provuar.

Në qendër të hetimit tashmë ndodhet Perent Lëngu, i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për mënyrën se si është regjistruar takimi.

Nëse shpallet fajtor për falsifikimin e dokumenteve, ai rrezikon nga një deri në shtatë vjet burgim.

🔴 Hetimet vijojnë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht në burgun e Drenovës dhe kush e ka mundësuar takimin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments