Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Observatorit Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, tërmeti ndodhi në orën 03:59 minuta, me epiqendër në zonën Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Shkup.
Tërmeti është ndjerë në qytetin Ohër dhe zonat përreth, me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike, bëhet e ditur nga raporti i publikuar nga Alsat M, të cilin e transmeton edhe Insajderi.
Fatmirësisht, deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
📚 Burimi: Alsat M / Insajderi
