Prizren, 6 Korrik 2025 – Sot rreth orës 09:20 në rrugën “Ilaz Kodra” në Prizren, një qytetar rreth 60-vjeçar ka ndërruar jetë brenda një kafiterie. Viktima, i identifikuar me inicialet T.Q., po qëndronte në kafiterinë “Crali” së bashku me vëllain e tij, kur papritur ka pësuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Të pranishmit kanë kërkuar menjëherë ndihmën mjekësore dhe ekipi i emergjencës ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Përkundër përpjekjeve për t’i ofruar ndihmën e nevojshme, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të ndjerit në vend.
Sipas dëshmisë së vëllait, viktima kishte pasur probleme shëndetësore të mëhershme.
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokurori Publik është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet rreth rastit janë duke vazhduar
