Saturday, April 18, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimAlarm në Podujevë: Babai raporton zhdukjen e djalit me të meta mentale

Alarm në Podujevë: Babai raporton zhdukjen e djalit me të meta mentale

Një rast shqetësues është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar i Podujevës, i cili ka njoftuar autoritetet për zhdukjen e djalit të tij me të meta mentale.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, qytetari me inicialet S.S. ka raportuar më 7 korrik në Stacionin Policor në Podujevë se djali i tij, Sh.S., është larguar nga shtëpia më datë 3 korrik 2025, rreth orës 08:30 të mëngjesit, dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ankuesi ka deklaruar se i biri nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi dhe nuk dihet në ç’drejtim është nisur. Gjithashtu, ai ka theksuar se djali vuan nga probleme mendore, gjë që e bën situatën edhe më të rëndë.

Në momentin e largimit, i riu ishte i veshur me një maicë të kaltër me mbishkrimin “Original”, pantallona fermerka ngjyrë të kaltër dhe një kapelë të zezë.

Policia e Kosovës ka nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërkohë familjarët dhe autoritetet apelojnë që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Sh.S. të kontaktojë menjëherë organet kompetente

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments