Sunday, April 19, 2026
HomeKronike e zezeNa boni përshtypje qetësia e tij” – Heshtja e Naim Murselit në...

Na boni përshtypje qetësia e tij” – Heshtja e Naim Murselit në varrimin e Liridonës dhe gjykimi i shpirtrave

Në një rast që ka tronditur opinionin publik, vëllai i Liridonës, Leonardi, ka rrëfyer se edhe sot e kësaj dite nuk mund ta kuptojë qetësinë e Naim Murselit në varrimin e motrës së tij. “Mu më bon edhe sot përshtypje qetësia e tij,” tha ai, duke e përshkruar atë çast si të pashpjegueshëm.

Por çfarë na shqetëson realisht tek një i dyshuar për një krim kaq të rëndë? Pse na trondit më shumë qetësia sesa dhuna vetë? Përgjigja shkon përtej vetë aktit dhe prek diçka që shoqëritë njerëzore e kanë gjykuar shekuj me radhë: shpirtin.

Në shekujt 17 dhe 18, kur mbretëria kishte pushtetin absolut, ndëshkimi ishte spektakël dhune. Krimineli dënohej në shesh, trupi i tij bëhej mësim për të gjithë. Dhimbja publike ishte mesazh për këdo që guxonte të sfidonte rendin. Por me kalimin e kohës, veçanërisht nga shekulli i 19-të, ndëshkimi u bë më i rafinuar: nuk gjykohej më vetëm trupi, por edhe mendja, karakteri, pendesa.

Dënimi u zhvendos nga sheshi tek institucioni – burgu, psikiatria, raportet e pafundme me policinë. Shteti nuk kontrollonte vetëm lëkurën e njeriut, por kërkonte të shihte brenda tij: a ndjen faj? A e pranon gabimin? A meriton falje?

Shembulli klasik është Merso, protagonisti i romanit “I huaji” të Albert Camus. Merso nuk u gjykua vetëm se vrau një njeri, por sepse ishte i ftohtë, i painteresuar për jetën, nuk qau në varrimin e nënës. Gjykata e pa këtë qetësi si fyerje ndaj moralit të shoqërisë. Ashtu si Raskolnikovi te “Krimi dhe Ndëshkimi” i Dostojevskit, shoqëria kërkon të shohë pishmanin, lotët, dridhjen.

Qetësia e Naimit sot për shumëkënd ngjan si një vazhdim i këtij “gjykimi të shpirtit”. Kur Leonardi thotë “Mu më bon edhe sot përshtypje qetësia e tij”, ai nuk flet vetëm për një qëndrim fizik, por për një boshllëk emocional që shoqëria e lexon si monstër. Në sallën e gjyqit, Naimi u pa nga të gjithë jo si një burrë i pikëlluar për gruan që humbi, por si një njeri që bënte pyetje, duke kthyer rolet: sikur viktima të ishte fajtore, jo ai.

Sot, si dikur, nuk na trondit vetëm krimi – na trondit edhe mungesa e dhimbjes. E në këtë pikë, ndëshkimi modern mbetet i njëjtë me atë të vjetër: nuk gjykohet vetëm çka ke bërë, por kush je. Dhe kjo qetësi, për shoqërinë, është prova më e zymtë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments