Një fermer në Kolumbi ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, pasi gjeti plot 600 milionë dollarë të groposur në tokën e tij. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se fermeri, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka njoftuar menjëherë autoritetet dhe i ka dorëzuar paratë në polici.
Sipas hetimeve paraprake, besohet se kjo shumë marramendëse parash i përket pasurisë së famshme të trafikantit të njohur kolumbian, Pablo Escobar. Thuhet se Escobar kishte një pasuri të vlerësuar në rreth 30 miliardë dollarë, një pjesë e madhe e së cilës mendohet të jetë fshehur në vende të ndryshme të vendit.
Zbulimi i 600 milionë dollarëve ka rikthyer në qendër të vëmendjes legjendat për thesaret e fshehura të kartelit të Medellinit, të cilat vazhdojnë të ngjallin kuriozitet dhe frikë mes banorëve lokalë.
Policia kolumbiane ka nisur hetimet për të konfirmuar origjinën e saktë të shumës dhe për të zbuluar nëse mund të ketë ende sasi të tjera parash të groposura në zonë.
