Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga një operacion policor që ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë.
Sipas burimeve të besueshme brenda hetuesisë, personi i ndaluar është Moisi Rama, 27 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 19 korrik, rreth orës 04:10, në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet. I dyshuari po udhëtonte me një veturë taxi kur është ndaluar nga njësitë policore.
Gjatë kontrollit fizik, Policia ka zbuluar:
- Një sasi të dyshuar të kokainës
- Një thikë të mprehtë
- Një palë gërshërë
- Shumën prej 4,010 euro në para të gatshme
Pas arrestimit, Prokurori i Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër për bastisje në dy lokacione: shtëpinë e të dyshuarit dhe vendin ku dyshohet se është blerë droga. Gjatë kontrolleve, megjithatë, nuk është gjetur ndonjë material shtesë inkriminues.
Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.
