Friday, April 17, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreEkskluzive: Ky është i arrestuari në Prishtinë që u kap me kokainë,...

Ekskluzive: Ky është i arrestuari në Prishtinë që u kap me kokainë, thikë dhe mbi 4 mijë euro në taxi

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga një operacion policor që ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Sipas burimeve të besueshme brenda hetuesisë, personi i ndaluar është Moisi Rama, 27 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 19 korrik, rreth orës 04:10, në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet. I dyshuari po udhëtonte me një veturë taxi kur është ndaluar nga njësitë policore.

Gjatë kontrollit fizik, Policia ka zbuluar:

  • Një sasi të dyshuar të kokainës
  • Një thikë të mprehtë
  • Një palë gërshërë
  • Shumën prej 4,010 euro në para të gatshme

Pas arrestimit, Prokurori i Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër për bastisje në dy lokacione: shtëpinë e të dyshuarit dhe vendin ku dyshohet se është blerë droga. Gjatë kontrolleve, megjithatë, nuk është gjetur ndonjë material shtesë inkriminues.

Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments