Në një akt të rrallë trimërie dhe humanizmi, dy peshkatarë nga Qerreti, Rustem dhe Shpend Ismaili, u bënë heronj pasditen e kësaj të mërkure duke shpëtuar një pushuese nga Kosova që rrezikonte të mbytej në detin e trazuar.
Babë e bir, të njohur në zonë për punën e tyre si peshkatarë, nuk u menduan dy herë kur panë se një pushuese po luftonte me dallgët e mëdha. Ata iu drejtuan menjëherë me peshkarexhën e tyre, e morën gruan nga uji dhe e nxorën në breg të sigurt.
Rojet bregdetare dhe policia nuk ndodheshin në vendin e ngjarjes, duke lënë fatin e pushueses në dorën e rastësisë. Fatmirësisht, reagimi i shpejtë i Rustemit dhe Shpendit e ktheu një situatë që mund të kishte përfunduar tragjikisht, në një histori shpëtimi që meriton vërtet mirënjohje publike.
Një dëshmitar për JOQ Albania tha: “Po mos të ishin peshkatarët e zonës do ishte tragjedi sot në Qerret! Sa për polici e për roje bregdetare vdesim 5 herë në ditë. Gruaja ishte pushuese nga Kosova. Peshkatari është Rustem dhe Shpend Ismaili, babë e bir.”
Kjo ngjarje e Qerretit është një kujtesë e fuqishme se shpesh, heronjtë më të vërtetë janë njerëzit e zakonshëm që nuk hezitojnë të vënë jetën në rrezik për të shpëtuar të tjerët
