Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Indi, ku një student 19-vjeçar ka arritur të mashtrojë Federatën e Futbollit Indian duke u paraqitur si legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández!
Gjithçka nisi kur ai kërkoi ndihmën e inteligjencës artificiale – pikërisht nga ChatGPT – për t’i shkruar një aplikim në emrin e Xavit për pozitën e trajnerit të kombëtares. Pasi krijoi një email mashtrues me adresën xaviofficialfcb@gmail.com, ia dërgoi dokumentet Federatës si “aplikim zyrtar”.
E pabesueshmja ndodhi më pas: Federata e mori seriozisht aplikimin dhe madje deklaroi publikisht se kërkesat financiare të Xavit janë të papërballueshme për ta!
Kur kjo ngjarje shpërtheu nëpër media botërore si një “bombë” humoristike, studenti pranoi për Telegraph India se ishte ai autori i këtij mashtrimi epik, që i la të gjithë pa fjalë – por me shumë të qeshura. 🤣
Ky veprim solli një valë reagimesh online dhe vërtetoi edhe një herë fuqinë (dhe rrezikun) e teknologjisë kur bie në duar të guximshme!
