Thursday, June 18, 2026
HomeJo te kategorizuaraKlienti denoncon Burger King Kosova : 3 orë pritje, pagesa e kryer...

Klienti denoncon Burger King Kosova : 3 orë pritje, pagesa e kryer – porosia nuk mbërriti

Një qytetar nga Kosova ka ngritur shqetësimin e tij ndaj shërbimit të Burger King, pasi pretendohet se pas tre orësh nga porosia, ushqimi i paguar nuk është dorëzuar. Sipas klientit, pagesa në vlerë prej 14 euro është tërhequr menjëherë nga llogaria bankare, por porosia nuk ka mbërritur.

“E bëra porosinë para tre orësh dhe e pagova me kartelë bankare. Paratë u tërhoqën menjëherë, por ushqimi nuk erdhi asnjëherë. Kam tentuar t’i kontaktoj përmes emailit, por nuk kam marrë asnjë përgjigje,” ka thënë ai për portalin tonë.

Klienti thotë se përveç mungesës së dorëzimit, kompania nuk ka ofruar asnjë sqarim apo komunikim zyrtar. Rasti ka ngjallur reagime edhe në rrjetet sociale, ku qytetarë të tjerë shprehen të pakënaqur me shërbimin e Burger King në Kosovë.

Derisa kompania nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë rast, qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë provat e pagesave në rast të vonesave ose mosdorëzimit të porosive.

Menaxheri, pasi që u kontaktua nga redaksia jonë, tha: “Ne nuk japim përgjegjësi për pritjen e juaj dhe nuk është dashur që nga webi t’ju tërhiqen paratë, për shkak se deliverin ia kemi shitur Wolt-it”. Më pas ai e ndërroi deklaratën, duke thënë: “E kemi bllokuar deliverin krejt”. Në fund, pas presionit të klientit, paratë iu kthyen atij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments