Saturday, September 19, 2026
HomeKronike e zezeTentim atentati në Pržno: I plagosur “Kan”, figura e njohur e krimit...

Tentim atentati në Pržno: I plagosur “Kan”, figura e njohur e krimit në Mal të Zi

Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën turistike të Pržnos, pranë Budvës, duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra pushuesve në një nga hotelet më luksoze të rajonit.

Shënjestër e atentatit ishte Marko Ljubiša, i njohur me nofkën “Kan”, një nga figurat më të fuqishme të botës kriminale në Mal të Zi. Ngjarja ndodhi në mesditë, pranë pishinës së hotelit, në një moment kur ambienti ishte i mbushur me turistë vendas dhe të huaj.

Autori i dyshuar, i maskuar si një turist i zakonshëm, iu afrua shumë pranë Ljubišës teksa ky qëndronte i shtrirë në shezlong. Por për shkak të lagështirës mbi pllaka, sulmuesi rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin – një gabim që i shpëtoi jetën “Kan”-it, duke e bërë atentatin të dështojë.

Plumbat e qëlluara e goditën vetëm lehtë: një gërvishtje në kokë dhe një plagë sipërfaqësore në këmbë. Menjëherë pas sulmit, Ljubiša u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka reaguar me shpejtësi, duke rrethuar zonën, ngritur postblloqe në rrugët përreth dhe po analizon pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin, i cili sipas dëshmitarëve u largua me një BMW drejt Petrovacit.

Marko Ljubiša, lider i një bande të njohur kriminale, ka qenë edhe më parë në shënjestër të atentateve – ky është tentimi i katërt për ta eliminuar. Dyshohet se pas këtij atentati fshihen përplasjet mes grupeve rivale kriminale në rajon, që po intensifikohen në territorin e Malit të Zi dhe Serbisë.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet kanë paralajmëruar masa shtesë sigurie në zonat turistike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments