Një ngjarje e rëndë ka tronditur New Jersey-n, ku një garë ilegale makinash ka përfunduar me një viktimë dhe arrestimin e dy personave në përpjekje për arratisje jashtë vendit.
Sipas autoriteteve amerikane, 20-vjeçari Alvi Limani është i dyshuar se ka shkaktuar vdekjen e një burri gjatë një gare ilegale në rrugë. Pas incidentit, ai është ndihmuar nga nëna e tij, Vilma Vneshta, për t’u larguar nga vendi.
Të dy u kapën në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ndërsa po përgatiteshin të udhëtonin jashtë SHBA-së. Arrestimi u krye nga forcat federale, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse kishte persona të tjerë të përfshirë në planin e arratisjes.
Limani pritet të përballet me akuza të rënda për vrasje dhe pjesëmarrje në garë ilegale, ndërsa Vneshta akuzohet për ndihmë në arratisje dhe pengim të drejtësisë.
