Friday, April 17, 2026
HomeEkonomiKEK-u sqaron opinionin publik pas publikimit të një artikulli të pasaktë

KEK-u sqaron opinionin publik pas publikimit të një artikulli të pasaktë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas publikimit të një shkrimi nga Gazeta Insajderi, më 19 gusht 2025, me titull “KEK-u pezullon tenderin 2.5 milionësh që iu bë gati kompanisë më ortak kinez”. Sipas KEK-ut, ky artikull përmban të dhëna të pavërteta dhe pretendime të pasakta.

Në një njoftim zyrtar, KEK-u sqaron se ndërprerja e përkohshme e procedurës së prokurimit për projektin “Rehabilitimi i kullës ftohëse në TC Kosova B” është bërë më 18 gusht 2025, pas pranimit nga Autoriteti Kontraktues të një Kërkese për rishqyrtim.

Bazuar në nenin 108/A të Ligjit për Prokurimin Publik, çdo kërkesë e tillë e obligon me ligj Autoritetin Kontraktues që të ndalojë aktivitetin e prokurimit deri në marrjen e një vendimi zyrtar. Kjo procedurë, sipas KEK-ut, është standarde dhe nuk ka asnjë lidhje me insinuatat apo spekulimet e publikuara në media.

“Pezullimi nuk ka të bëjë me favorizime, marrëveshje të fshehta apo ndikime të jashtme. Është një veprim i zakonshëm që buron drejtpërdrejt nga ligji, në rastet kur ka kërkesa për rishqyrtim,” thuhet në reagimin e KEK-ut.

Korporata i bën thirrje mediave që të shmangin dezinformimin dhe të raportojnë në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe profesionale, duke respektuar standardet e gazetarisë.

KEK-u thekson se mbetet e përkushtuar në parimet e transparencës, respektimit të ligjit dhe zhvillimit të konkurrencës së ndershme, duke mos lejuar që proceset e saj të përdoren për manipulime në opinionin publik.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete

Korporata Energjetike e Kosovës

SourceKEK
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments