Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur zyrtarisht 12 tetorin si datën kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit. Vendimi është bërë publik sot dhe ka ngjallur menjëherë reagime në skenën politike.

Bëhet fjalë për zgjedhjet komunale, një moment kyç për nivelin lokal të qeverisjes. Fushatat tashmë kanë nisur dhe pritet një garë e nxehtë në të gjitha komunat e vendit.
