Saturday, August 1, 2026
HomeEkonomiIsa Mustafa kritikon Përparim Ramën: “Mund t’i mbledhë plaçkat për Londër”

Isa Mustafa kritikon Përparim Ramën: “Mund t’i mbledhë plaçkat për Londër”

Isa Mustafa kritikon Përparim Ramën: “Mund t’i mbledhë plaçkat për Londër”

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj punimeve dhe ndryshimeve në infrastrukturën rrugore pranë Xhamisë së Llapit, duke shprehur pakënaqësi për ngushtimin e rrugës “Ilir Konushevci”.

Përmes një postimi publik, Mustafa ka vlerësuar se kjo rrugë është një nga arteriet kryesore që lidh Llapin dhe Gollakun me Prishtinën dhe se vendimi për ngushtimin e saj nuk është në interes të qytetarëve.

“Po bëhen eksperimente me qytetarët”

Sipas Mustafës, banorët kanë të drejtë të kundërshtojnë projektin, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një vendim arbitrar që dëmton qytetarët dhe bizneset e zonës.

Ai theksoi se ka jetuar në atë lagje për më shumë se 60 vjet dhe e njeh mirë rëndësinë e kësaj rruge për qarkullimin në kryeqytet.

“I mbledhin plaçkat për Londër”

Në reagimin e tij, Isa Mustafa lëshoi edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët.”

Mustafa shtoi se udhëheqja e Komunës nuk duhet të eksperimentojë me qytetarët dhe se projektet e tilla duhet të respektojnë interesin e banorëve dhe nevojat e trafikut në kryeqytet.

Reagimi i tij vjen në kohën kur punimet në këtë zonë kanë nxitur debat dhe kundërshtime nga një pjesë e banorëve dhe bizneseve përreth.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments