Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike për ditën e martë, më 10 qershor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerjet do të ndodhin për shkak të punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit dhe për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë:
Ndërprerjet janë të ndara në dy kategori: për shkak të punimeve në projekte investive dhe për mirëmbajtje. Disa prej lokacioneve të prekura përfshijnë:
• Prishtina (pjesërisht)
• Ferizaj
• Gjilani
• Mitrovica
• Peja
• Gjakova
• Prizreni
• Vushtrria
• Drenasi
Orari i ndërprerjeve dhe lagjet e sakta janë specifikuar në njoftimin e plotë nga KEDS.
KEDS apelon që qytetarët të marrin masa paraprake dhe falënderon për mirëkuptimin gjatë kohës së punimeve
