Friday, April 17, 2026
HomeLajme🔴 AKSION I BUJSHËM NË QEVERI – Policia bastis Ministrinë e Infrastrukturës!...

🔴 AKSION I BUJSHËM NË QEVERI – Policia bastis Ministrinë e Infrastrukturës! Ja çfarë po hetohet…

Një aksion i papritur dhe i përmasave të mëdha ka tronditur mëngjesin e sotëm institucionet qeveritare në Prishtinë!

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë kompetente, ka zbarkuar në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në kuadër të një hetimi të nisur ndaj disa zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të sigurta për Paparacin bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen prej disa javësh, ndërsa aksioni është kurorëzimi i një operacioni të fshehtë, që mund të zbulojë një prej skandaleve më të mëdha të viteve të fundit në këtë dikaster!

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, konfirmoi bastisjen dhe deklaroi:

“Hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente. Pas përfundimit të veprimeve policore dhe në koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë.”

👀 Detajet mbahen ende të fshehta, por përflitet se bëhet fjalë për tenderë të dyshimtë dhe favorizime milionëshe!

📍Aksioni nisi herët në mëngjesin e së enjtes dhe ka shkaktuar alarm në kabinetin qeveritar.

Qëndroni me ne për detaje ekskluzive – skandali sapo ka nisur të shpërthejë! 💣

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments