Friday, April 17, 2026
HomeBoteFjalimi historik i Bill Clinton më 12 qershor 1999: Përfundon lufta në...

Fjalimi historik i Bill Clinton më 12 qershor 1999: Përfundon lufta në Kosovë, shpallet fitorja për liri dhe drejtësi

Me 12 qershor 1999, Kosova hyri në një epokë të re lirie, pasi trupat serbe u tërhoqën dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në vend. Në atë ditë historike, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, mbajti një fjalim drejtuar kombit amerikan, duke shpallur përfundimin e sulmeve ajrore dhe të luftës në Kosovë.

Clinton e quajti këtë një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Ai konfirmoi se sulmet ajrore janë pezulluar, pilotët janë kthyer në bazë dhe agresioni serb është ndalur. Ai theksoi se populli i Kosovës do të kthehet në shtëpitë e tyre, pas një fushate të dhunshme të spastrimit etnik të udhëhequr nga Slobodan Millosheviq.

Presidenti amerikan përshkroi tmerret e luftës: fshatra të djegura, ekzekutime, varre masive dhe përdhunime, duke kujtuar vuajtjet e refugjatëve të cilët takoi personalisht. Ai tha se NATO-ja kishte tri objektiva: kthimin e të zhvendosurve, largimin e forcave serbe dhe vendosjen e një force ndërkombëtare paqeruajtëse.

Sipas Clintonit, rezultati është siguria dhe dinjiteti për popullin e Kosovës, falë unitetit të aleancës së NATO-s dhe përpjekjeve diplomatike, përfshirë ato të Rusisë. Ai u shpreh mirënjohës ndaj ushtarëve të SHBA-së dhe aleatëve, që sakrifikuan për të shmangur viktimat civile dhe për të ndalur spastrimin etnik.

Clinton përmendi se për krimet në Kosovë, Millosheviqi dhe bashkëpunëtorët e tij janë paditur nga Gjykata Ndërkombëtare. Ai u zotua se SHBA do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe të drejtë për të gjithë popujt e Ballkanit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments