Sunday, April 19, 2026
HomeArt & DizajnDua Lipa dhe Callum Turner konfirmojnë fejesën: “Një ndjenjë vërtet e veçantë”

Dua Lipa dhe Callum Turner konfirmojnë fejesën: “Një ndjenjë vërtet e veçantë”

Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa ka konfirmuar publikisht fejesën e saj me aktorin britanik Callum Turner, duke e përshkruar këtë hap si “një ndjenjë vërtet e veçantë”.

Në një intervistë të fundit për revistën prestigjioze British Vogue, 29-vjeçarja shprehu emocionet për këtë kapitull të ri në jetën e saj personale:

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të parë një jetë së bashku dhe, thjesht, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë,” tha ajo.

Dua Lipa dhe aktori 35-vjeçar nga Londra janë në një lidhje prej gati një viti e gjysmë. Thashethemet për fejesën e tyre nisën gjatë festave të fundvitit, kur ajo postoi një foto ku shihej me një unazë në dorë. Ajo zbuloi se Turner kishte bashkëpunuar me motrën dhe mikeshat e saj më të ngushta për ta dizajnuar unazën e fejesës.

Callum Turner është i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale të suksesshëm si Fantastic Beasts dhe Masters of the Air, ndërsa në vitin 2020 u nominua për çmimin BAFTA për rolin e tij në serialin The Capture të BBC One.

Çifti ende nuk ka përcaktuar një datë zyrtare për dasmën. Sipas Dua Lipës, prioritet momentalisht është përfundimi i turneut të saj botëror, i cili përfundon në dhjetor në Meksikë. Në të njëjtën kohë, Turner është i angazhuar me xhirimet e serialit të ri fantastiko-shkencor të Apple TV, Neuromancer, i bazuar në romanin klasik të William Gibson.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments