Tuesday, August 4, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreMomente drame në Shëngjin: Shpëtohet nga mbytja një e moshuar nga Kosova

Momente drame në Shëngjin: Shpëtohet nga mbytja një e moshuar nga Kosova

Pushimet për pak sa nuk u kthyen në tragjedi për një grua të moshuar nga Kosova, e cila sot ka rrezikuar të mbytet gjatë notit në plazhin e Shëngjinit.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites, kur e moshuara, e cila ndodhej me familjarë për pushime verore, pati vështirësi në ujë. Sipas raportimeve nga abcnews.al, situata u bë kritike për pak çaste, por fatmirësisht vrojtuesit e detit reaguan menjëherë.

Ata i dhanë ndihmën e parë gruas në vendin e ngjarjes dhe më pas ajo u transportua urgjentisht në Spitalin Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e saj është stabilizuar dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të rojeve bregdetare, një tragjedi e mundshme u shmang në çastet e fundit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments