Tuesday, September 22, 2026
HomeLajmeZhduket një 26-vjeçare nga Negroci – Familja nuk ka asnjë kontakt me...

Zhduket një 26-vjeçare nga Negroci – Familja nuk ka asnjë kontakt me të që nga ora 3 e mëngjesit

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në fshatin Negroci të Komunës së Lipjanit, ku një 26-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas burimeve të afërta me familjen, gruaja kishte dalë nga shtëpia rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe prej atëherë nuk është kthyer më, as nuk ka kontaktuar me familjarët e saj. Të afërmit kanë raportuar rastin në Polici dhe janë në ankth për gjendjen e saj.

Zyrtarët policorë kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet dhe janë duke kërkuar çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj. Deri më tani nuk ka të dhëna për vendndodhjen apo ndonjë komunikim nga ana e 26-vjeçares.

Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e saj, i kërkohet të njoftojë menjëherë Policinë e Kosovës apo të kontaktojë familjen e saj

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments