Tuesday, September 15, 2026
HomeLajmeOKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve në Gaza

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur një nga akuzat më të rënda ndaj Izraelit që nga fillimi i konfliktit në Gaza. Përmes Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Territoret e Pushtuara, OKB deklaroi se Izraeli po pengon në mënyrë sistematike ndihmat humanitare në Gaza, duke shkaktuar vdekje të qëllimshme të civilëve nga uria dhe sëmundjet.

Jonathan Whittall, drejtues i zyrës në fjalë, tha se Izraeli po refuzon të lejojë përdorimin e sistemeve të provuara të shpërndarjes së ndihmave të OKB-së, pavarësisht se ato kanë funksionuar me sukses më parë. “Ne mund të arrijmë çdo familje në Gaza, por na pengojnë në çdo hap”, u shpreh ai nga qyteti Deir el-Balah.

Ai theksoi se kushtet në Gaza janë “të krijuara për të vrarë” dhe i quajti ato “plotësisht të shmangshme”, duke akuzuar Izraelin se po ndjek një strategji të “shfarosjes së palestinezëve nga jeta”.

Gjithashtu, sipas tij, përpjekja për të siguruar ushqim është kthyer në një dënim me vdekje. Që nga heqja e bllokadës së pjesëshme të furnizimeve, raportohen viktima pothuajse çdo ditë në përpjekje për të marrë ndihma. OKB akuzon se këto ndihma shpërndahen vetëm në zona të militarizuara nën kontrollin izraelit, dhe shpeshherë vetë autokolonat humanitare bien pre e sulmeve.

Situata është po aq kritike edhe në aspektin sanitar. Mungesa e ujit të pijshëm është akute, për shkak të mungesës së karburantit për pompat dhe rrezikshmërisë së lartë për të arritur në disa puse. Ujërat e zeza tashmë derdhen në rrugë, ndërsa sëmundjet përhapen me shpejtësi.

Objektet mjekësore që nuk janë shkatërruar plotësisht vuajnë nga mungesa e materialeve bazike. Ndërkohë, mbi 2 milionë njerëz janë përqendruar në më pak se 17 përqind të territorit të Gazës.

📝 Burimi: DW

Foto : ilustrur

Kjo deklaratë e hapur e OKB-së shënon një pikë kthese në qasjen ndërkombëtare ndaj konfliktit në Gaza. Për herë të parë, përdoren terma si “shfarosje” në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përshkruar një strategji të qëllimshme të shkatërrimit të jetës civile. Nëse këto akuza do të ndiqen në instanca ligjore ndërkombëtare, mund të rihapet debati për krime lufte nga ana e Izraelit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments