Sekreti i Humbur i Sulltanit: Si Një Shërbëtor Ia Mësoi Atij Çelësin e Lumturisë?!
Një ditë, në pallatin mbretëror, sulltani thërret vezirin e tij dhe i drejtohet me një pyetje që e mundohej prej kohësh:
— “Si ka mundësi që shërbetori im është më i lumtur se unë, kur atij i mungon çdo gjë, e mua jo? Kam pasuri, tokë, shërbëtorë, dhe sërish ndjej zbrazëti…”
Veziri buzëqeshi dhe i tha:
— “Shkëlqesi, zbatoni rregullën e 99-tës.”
— “Çfarë është kjo?” — pyeti i habitur sulltani.
— “Futni 99 lira floriri në një qese dhe lëreni te dera e shërbëtorit, me një shënim që thotë: ‘100 lira dhuratë për ty’. Pastaj vëzhgoni çfarë ndodh…”
Kështu bëri sulltani. Natën, qesja me florinj u la para derës së shërbëtorit, dhe kur ky e gjeti, u pushtua nga një lumturi e papërshkrueshme. Por, kur i numëroi, ishin vetëm 99. Mbeti i hutuar… “Kush i ka marrë një? Ku ka rënë?”
Me familjen e tij, ai kërkoi gjithë natën atë një lirë që “mungonte”. Sokak pas sokaku, gur pas guri, çdo skaj i rrugës u kontrollua. Tensioni e zëvendësoi gëzimin. Madje, nga acarimi, filloi të bërtasë dhe t’i sulmojë fëmijët pse “nuk e gjetën”.
Të nesërmen, shërbëtori u paraqit para sulltanit. I lodhur. I nervozuar. Pa gjumë. Pa buzëqeshjen e zakonshme. Dhe sulltani e kuptoi gjithçka…
Rregulla e 99-tës ishte e qartë: kur fillon të vraposh pas asaj që mungon, harron gjithçka që ke!
Mesazh për lexuesin:
Edhe ne shpesh harrojmë 99 të mirat që Zoti na ka dhuruar dhe vrapojmë pas asaj të vetmes që na mungon. Në këtë ndjekje të pamëshirshme, e shkatërrojmë paqen tonë shpirtërore.
🕊 Mirënjohja është çelësi i lumturisë.
Kur e ndalojmë veten për të numëruar të mirat, Zoti na dhuron më shumë. Sepse Ai vetë thotë në Kuran:
“Nëse jeni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat.” (Sure Ibrahim, 7)
Nëse të pëlqeu ky tregim dhe mesazhi i tij, ndajeni me miqtë!
💬 Lini një koment: Cila është “liraja e munguar” që po ju vjedh lumturinë?
