Saturday, June 20, 2026
HomeLajme🔴 Alarm në shkollën fillore “Asim Vokshi” – Shembet tavani i klasës...

🔴 Alarm në shkollën fillore “Asim Vokshi” – Shembet tavani i klasës në mes të orës, lëndohet rëndë një nxënës

Një ngjarje e rëndë dhe shqetësuese ka ndodhur në shkollën fillore “Asim Vokshi” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku gjatë orës së teknologjisë është shembur tavani i klasës duke lënduar rëndë një nga nxënësit.

Sipas informacioneve të siguruara nga portali ynë, tavani është shembur papritur mbi një pjesë të klasës, dhe për pasojë ka goditur një nxënës, duke i shkaktuar lëndime serioze në këmbë. Lëndimet janë konfirmuar edhe nga raporti mjekësor i lëshuar nga emergjenca në QKUK, ku theksohet se nxënësi ka nevojë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Ajo që e bën këtë rast edhe më shqetësues është mungesa e përgjegjësisë institucionale në momentin e incidentit. Burime të afërta me rastin tregojnë se pavarësisht gjendjes së rënduar të fëmijës, nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e shkollës për ta transportuar urgjentisht në emergjencë. Kujdestarja e klasës, në vend që të thërrasë ndihmën e parë ose ambulancën, ka kontaktuar prindin, i cili më pas vetë e ka marrë fëmijën dhe e ka dërguar në QKUK.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të ashpra nga prindërit e nxënësve dhe komuniteti lokal, të cilët kërkojnë përgjegjësi për neglizhencën, si dhe një hetim të plotë rreth gjendjes së infrastrukturës së shkollës.

Për një institucion arsimor që ka për detyrë të sigurojë ambient të sigurt për fëmijët, ky incident ngre shqetësime serioze për standardet e sigurisë dhe trajtimin e situatave emergjente.

Prindërit kërkojnë që drejtoria e shkollës dhe institucionet komunale të japin llogari dhe të ndërmarrin masa konkrete për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Rasti i SHFMU “Asim Vokshit” në Prishtinë duhet të jetë zgjim për të gjithë – për prindërit, për drejtuesit e shkollave, për komunat dhe për Ministrinë e Arsimit. Nuk mund të presim tragjedi më të mëdha për të vepruar. Siguria e fëmijëve në shkollë nuk është privilegj, por e drejtë themelore. Dhe kur ajo cenohet, dikush duhet të japë llogari.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments