Sunday, August 9, 2026
HomeLajmePerformancë simbolike para Kuvendit – Shoqëria Civile reagon ndaj bllokadës politike

Performancë simbolike para Kuvendit – Shoqëria Civile reagon ndaj bllokadës politike

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë kanë ndërmarrë një aksion simbolik këtë të martë para Kuvendit të Kosovës, duke protestuar në mënyrë paqësore ndaj zvarritjes së procesit të konstituimit të këtij institucioni jetik.

Të pajisur me pankarta ku shkruhej “Unë jam deputet/e bllokues/e”, aktivistët kanë zhvilluar një performancë artistike, për të reflektuar bllokadën aktuale që po pengon funksionimin e plotë të Kuvendit pas zgjedhjeve.

Aktiviteti kishte karakter simbolik, por mbartte një mesazh të fortë: institucionet nuk janë pronë e partive, dhe qytetarët kërkojnë funksionalitet, përgjegjësi dhe transparencë nga të zgjedhurit e tyre.

Pjesëmarrësit u shprehën të zhgënjyer me mungesën e vullnetit politik për të tejkaluar dallimet dhe për të vendosur në funksion institucionin më të lartë legjislativ të vendit.

Ky aksion është dëshmi se qytetarët, përmes shoqërisë civile, nuk po qëndrojnë të heshtur ndaj bllokadës politike. Performanca “Unë jam deputet/e bllokues/e” i vendos në pasqyrë deputetët dhe ekspozon ironi ndaj situatës aktuale. Shoqëria Civile po rikujton se demokracia nuk është vetëm votë, por edhe funksion institucional – dhe se durimi qytetar ka kufij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments