Një tjetër banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Emshir të Prishtinës, pasi zjarri i madh që shpërtheu më herët ka vazhduar të përhapet me intensitet të lartë.
Apartamenti i ri që është kapluar nga zjarri ndodhet pranë ndërtesës ku fillimisht shpërtheu zjarri. Autoritetet kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar edhe më shumë cisterna me ujë për të menaxhuar situatën.
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë me intensitet për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur banesat përreth. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit dhe nëse ka të lënduar.
NovaFlash do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri nga vendi i ngjarjes.
