Sunday, April 19, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimSi të shpëtoni jetën në rast se makina juaj bie në ujë:...

Si të shpëtoni jetën në rast se makina juaj bie në ujë: Udhëzime jetësore që duhet t’i dini

Shumë njerëz humbasin jetën duke u mbytur në makina të zhytura në ujë, thjesht sepse nuk e dinin si të veprojnë në një situatë të tillë emergjente. Por, me disa hapa të thjeshtë, ju mund të rritni ndjeshëm shanset për t’u shpëtuar nëse ndodh një aksident i tillë.

Çfarë duhet të bëni sapo makina juaj të bie në ujë?

1. Mos e humbni energjinë duke u përpjekur të hapni derën. Forca e ujit që shtyp makinën nga jashtë është shumë e madhe dhe nuk do t’ju lejojë të hapni derën menjëherë.

2. Mos përpiqni të hapni dritaren kur makina është plotësisht nën ujë. Nëse makina nuk është ende zhytur totalisht, hapni xhamat anësore menjëherë ose thyeni xhamin nëse mekanizmi për uljen e dritares nuk funksionon. Nëse makina është zhytur, hapja e dritares mund të jetë e vështirë dhe e rrezikshme.

3. Një automjet me dritare të mbyllura noton më gjatë. Sepse ajri i bllokuar brenda është më i lehtë se uji. Por kur makina zhytet plotësisht, presioni i brendshëm dhe ai i jashtëm bëhen të barabartë, dhe mund të hapni dyert anësore, megjithëse rryma e ujit do të krijojë rezistencë për disa sekonda të çmuara.

4. Nëse dyert nuk hapen, duhet të arrini te dritarja e pasme.

Hiqni kokën e sediljes së makinës ose përdorni një objekt të fortë dhe të mprehtë për të thyer xhamin e pasmë.

5. Thyejeni xhamin e pasmë që ka shënimin “kick out glass”.

Sipas dizajnit inxhinierik, makina është projektuar të notojë dhe të qëndrojë në ujë për një kohë të caktuar, ndërsa xhami i pasëm është gjithmonë përballë daljes, sepse pesha e motorit e shtyn makinën përpara.

Përfundimi:

Nëse ndodheni në një situatë ku makina juaj bie në ujë, mos panikoni. Kujtohuni hapat e mësipërm dhe veproni shpejt. Ky informacion i thjeshtë mund t’ju shpëtojë jetën ju dhe familjes suaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments