Saturday, June 20, 2026
HomeKronike e zezeGruaja nga Suhareka humb jetën në rrethana të dyshimta – trupi dërgohet...

Gruaja nga Suhareka humb jetën në rrethana të dyshimta – trupi dërgohet për obduksion

Një ngjarje e ndjeshme ka tronditur sot komunën e Suharekës, ku një grua rreth 56-vjeçare ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Rasti është regjistruar në fshatin Dobërdelan, rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur për viktimën A. I., është raportuar se kishte probleme shëndetësore. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipi i emergjencës dhe patrulla policore, të cilët e kanë transportuar të ndjerën në QKMF në Suharekë për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 10:50 mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e gruas.

📌 Burimi

Sinjali.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments