Një tragjedi e rëndë ka goditur shtetin e Teksasit në Shtetet e Bashkuara, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën në pesë qarqe të ndryshme. Lajmi është konfirmuar nga BBC, e cila ka publikuar një përmbledhje të detajuar të kësaj ngjarjeje.
Vetëm në Qarkun Kerr janë konfirmuar 59 viktima, përfshirë 38 të rritur dhe 21 fëmijë, ka bërë të ditur Sherifi Larry Leitha për mediat lokale. Shkaqet e kësaj tragjedie ende nuk janë bërë të ditura plotësisht, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.
Sipas BBC, situata mbetet kritike dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën në terren për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të identifikuar viktimat e tjera të mundshme. Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë për qarqet e tjera të prekura, por pritet që informacionet të konfirmohen gjatë orëve në vijim.
Burimi: BBC News
