Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës këtë pasdite. Burime të NovaFlash bëjnë me dije se një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, rreth orës 14:00.
Sipas informacioneve fillestare, vdekja e tij dyshohet të ketë ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërkohë që viktima raportohet se ishte duke punuar në një punëtori në momentin kur ndodhi tragjedia.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës përmes një deklarate për mediat, duke bërë të ditur se për rastin janë njoftuar nga stafi mjekësor i spitalit.
Për momentin nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka ardhur deri te vdekja e tij. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
NovaFlash do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë rast
