Sunday, August 9, 2026
HomeEkonomiLajm i papritur nga Banka Botërore: Kosova largohet nga lista e shteteve...

Lajm i papritur nga Banka Botërore: Kosova largohet nga lista e shteteve në krizë!

Një zhvillim me peshë për pozitën ndërkombëtare të Kosovës vjen këtë javë nga Banka Botërore. Sipas njoftimit të bërë publik nga ministri i Financave, Hekuran Murati, Kosova është larguar nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konfliktesh, ku kishte qenë e përfshirë që nga anëtarësimi në këtë institucion, mbi 15 vite më parë.

Ministri e ka quajtur këtë një “super lajm”, duke theksuar se ky vendim reflekton stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike që ka arritur Kosova në vitet e fundit.

“Ky lajm i mirë padyshim do të ndikojë pozitivisht në perceptimin ndërkombëtar ndaj Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj,” – shkroi Murati në postimin e tij në rrjetet sociale.

Sipas tij, largimi nga kjo listë është gjithashtu rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Bankën Botërore, si dhe i koordinimit efektiv ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ky zhvillim pritet të përkthehet në një rritje të interesit të investitorëve të huaj, lehtësim të kushteve për kredi ndërkombëtare dhe një qasje më të besueshme në tregjet globale.

Largimi i Kosovës nga lista e vendeve të cilësuara si të brishta është një arritje me domethënie të shumëfishtë. Ai jo vetëm që përforcon imazhin e shtetit në sytë e komunitetit ndërkombëtar, por edhe krijon hapësira konkrete për përmirësim ekonomik. Një vend që nuk figuron më si i “rrezikuar” në raportet e Bankës Botërore, ka më shumë gjasa të përfshihet në projekte zhvillimore dhe të tërheqë investime të huaja direkte. Tash sfida mbetet ruajtja e këtij statusi dhe thellimi i stabilitetit të brendshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments