Friday, April 24, 2026
HomeKombetareEmocionet e rralla të një polici të ri : “Unë e dua...

Emocionet e rralla të një polici të ri : “Unë e dua këtë popull me gjithë shpirtin tim”

Melos Zogaj, pjesëtar i ri i Policisë së Kosovës, ndan me qytetarët një mesazh të fuqishëm dhe emocional, ku tregon lidhjen e veçantë që ka krijuar me popullin gjatë detyrës së tij. Në një postim prekës, ai përshkruan sfidat e përditshme në punën e tij dhe motivimin që e bën të qëndrojë përballë vështirësive.

“Ka ditë të lodhshme, ka net pa gjumë, ka raste që lëndojnë shpirtin… por gjithmonë, kur e ndjej dorën e popullit mbi supin tim, atë mbështetje që vjen pa interes, më rikthehet motivimi,” shkruan Zogaj. Ai thekson se për të, kjo punë nuk është vetëm detyrë fizike, por një angazhim me zemër dhe shpirt.

Melos përmend momentet e vogla, por me shumë kuptim që i japin forcë: “Ju nuk e dini sa shumë domethënie ka për mua kur një fëmijë më sheh me admirim, kur një nënë më thotë ‘ruaje veten’, apo kur një qytetar më jep një gotë ujë në vapë.” Për të, këto janë drita që ndriçojnë ditët e vështira dhe i japin kuptim çdo sakrifice.

Në përfundim të mesazhit të tij, Melos Zogaj thotë me ndjenja të sinqerta: “Po ju them me gjithë shpirtin tim: Unë e dua këtë popull.” Ky mesazh ngjall shpresë dhe motivim jo vetëm në komunitetin e policisë, por edhe tek të gjithë qytetarët që përballen me sfida të përditshme në vendin tonë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments