Tuesday, September 22, 2026
HomeLajmeArrestohet në Prishtinë një 44-vjeçar i kërkuar për “Vjedhje” – Gjobën ia...

Arrestohet në Prishtinë një 44-vjeçar i kërkuar për “Vjedhje” – Gjobën ia shndërruan në burgim

Një person i kërkuar nga autoritetet është arrestuar sot në Prishtinë, pasi dënimi me gjobë i shqiptuar ndaj tij ishte shndërruar në dënim me burg. Burime të besueshme të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rreth orës 13:50, në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë është paraqitur një 44-vjeçar, i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhër arresti aktiv.

Bëhet fjalë për Sabedin Osmanajn, i cili ishte i kërkuar me urdhër të Gjykatës për veprën penale “Vjedhje”. Sipas vendimit gjyqësor, dënimi fillestar me gjobë që i ishte shqiptuar më parë, është shndërruar në dënim me burg, me kohëzgjatje prej 10 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave në polici, Osmanaj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do ta vuajë dënimin sipas vendimit të formës së prerë.

Policia dhe organet e drejtësisë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të identifikuar dhe ekzekutuar të gjitha urdhër-arrestet aktive, në mënyrë që personat që shmangin dënimin të përballen me ligjin.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet përfundimisht me vendim të formës së prerë nga gjykata.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments