Thursday, September 17, 2026
HomeLajmePrizren: Vajzë 15-vjeçare raportohet e zhdukur, familjarët dhe Policia në kërkim

Prizren: Vajzë 15-vjeçare raportohet e zhdukur, familjarët dhe Policia në kërkim

Nuk janë të rralla rastet kur familjarët detyrohen t’i drejtohen Policisë për të kërkuar ndihmë në gjetjen e më të dashurve të tyre që raportohen si të zhdukur. Shpesh, përveç Policisë, në terren angazhohen edhe grupe vullnetare që përpiqen të gjurmojnë çdo pistë për të zbuluar fatin e tyre.

Një rast i tillë është raportuar sot në qytetin e Prizrenit. Burime të NovaFlash bëjnë të ditur se më 17 korrik 2025, rreth orës 05:00 të mëngjesit, është paraqitur në Polici një rast i zhdukjes së një vajze të mitur.

Sipas informatave, bëhet fjalë për L.H., një 15-vjeçare nga rruga “Kurtish Hasani” në Prizren. Rastin e ka raportuar babai i saj, E.H., rreth 35 vjeç, i cili ka deklaruar para hetuesve se vajza është larguar nga banesa familjare në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Familjarët janë duke e kërkuar vajzën në mënyrë aktive, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dhënë të saktë për vendndodhjen e saj apo për personat me të cilët mund të jetë.

Policia ka nisur menjëherë procedurat hetimore dhe u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion, ta raportojnë pa vonesë në stacionin më të afërt policor ose përmes numrit të urgjencës 192.

Redaksia e NovaFlash do të qëndrojë pranë këtij rasti dhe do t’ju informojë për çdo zhvillim të ri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments