Monday, September 21, 2026
HomeHulumtimeSkandali i heshtur: Modelet-eskorta vizitojnë kriminelët VIP në burgjet e Shqipërisë

Skandali i heshtur: Modelet-eskorta vizitojnë kriminelët VIP në burgjet e Shqipërisë

Një praktikë e pazakontë dhe e heshtur po ndodh prej vitesh brenda mureve të burgjeve shqiptare: hyrja e eskortave shqiptare në qelitë e kriminelëve më të rrezikshëm është kthyer në një “rregull të pashkruar” që pak kush guxon ta denoncojë publikisht.

Sipas raportimeve të fundit, modele-eskorta — shpesh të rekrutuara nga rrjete të posaçme — zhvillojnë të ashtuquajturat “takime speciale” me të dënuar që konsiderohen pjesë e krimit të organizuar, shpesh “VIP”-at e burgjeve shqiptare. Më alarmante është fakti se këto vizita kamuflohen dhe mundësohen pikërisht nga strukturat zyrtare që duhet të garantojnë sigurinë dhe respektimin e ligjit.

Ndërkohë, situata është krejt ndryshe për të dënuarat femra. Në Burgun e Pojskës në Pogradec, ku ndodhen shumë të dënuara gra, nuk aplikohet e njëjta “lehtësi”. Atje, grave u ndalohet kategorikisht çdo mundësi për takime të tilla, për të shmangur mundësinë që ato të mbeten shtatzënë dhe të përfitojnë më pas lehtësime apo reduktime të dënimit.

Gazetari Eni Ferhati ka sqaruar publikisht këtë diferencim të fortë: “Arsyetimi lidhet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe kështu të përfitojnë nga lehtësimi i dënimit. Prandaj, për këtë arsye, atyre u ndalohet kategoria e takimeve speciale.”

Ky realitet i dyfishtë tregon jo vetëm një standard të dyfishtë brenda sistemit të drejtësisë, por edhe një shembull të qartë se si shpesh ligji zbatohet selektivisht dhe si heshtja institucionale mban të mbuluar një nga praktikat më të errëta të burgjeve shqiptare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments