Friday, June 19, 2026
HomeHulumtimeLiqeni i Ohrit: Liqeni më i vjetër në Evropë me histori mbi...

Liqeni i Ohrit: Liqeni më i vjetër në Evropë me histori mbi 1 milion vjet

Liqeni i Ohrit, i ndarë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, konsiderohet si liqeni më i vjetër në Evropë, me një moshë që kalon mbi 1 milion vjet. Kjo moshë është përcaktuar përmes teknikave të avancuara të datimit me radiokarbon dhe analizës së unazave jetore të pemëve.

Derisa deri tani janë mbledhur mbi 1000 mostra druri nga zona arkeologjike pranë liqenit, besohet se vendbanimi antik shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 6 hektarësh. Megjithatë, vetëm rreth 1% e këtij vendbanimi është zbuluar pas 6 vjet gërmimesh intensive.

Sipas arkeologëve, ky komunitet i lashtë luajti një rol kyç në përhapjen e bujqësisë dhe blegtorisë në pjesë të tjera të Europës. “Ata vazhdonin ende të gjuanin, por ushqyerja bazike vinte nga bujqësia,” shprehet arkeologu i njohur Hafner.

Arkeologu shqiptar, Adrian Anastasi, thotë se eksplorimi i plotë i zonës mund të zgjasë edhe dekada të tëra. “Nga mënyra se si jetonin, hanin, gjuanin, peshkonin dhe ndërtuan banesat, mund të themi se ishin shumë inteligjentë për kohën e tyre,” përfundon ai.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm nuk është vetëm një dritare në të kaluarën e lashtë të rajonit, por edhe një dëshmi e rëndësishme e zhvillimit të hershëm njerëzor në Evropë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments