Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili po merrte pjesë në një trajnim ushtarak elitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur të mos kthehet më në Kosovë, duke u strehuar tek të afërmit e tij, jashtë çdo autorizimi zyrtar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, i cili ka bërë të ditur se ushtari është larguar pa leje nga autoritetet kompetente gjatë kohës së trajnimit në SHBA. Ai shtoi se tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ju njofton se pjesëtari në fjalë është larguar pa marrë leje gjatë trajnimit në SHBA. Gjithashtu, FSK ka inicuar procedurat ligjore për rastin, sipas aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi,” deklaroi Qerimi.
Ai nuk dha detaje shtesë nëse ka raste të tjera të ngjashme.
Ushtari i larguar ishte një nga 152 pjesëtarët e FSK-së që në maj të këtij viti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në programin elitare të “Joint Readiness Training Center (JRTC)”, i njohur si një nga trajnimet më të avancuara ushtarake në botë.
