Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë javë në Gaza, ku Alias Nada, snajperisti më i mirë i ushtrisë izraelite, ka humbur jetën në rrethana që kanë befasuar edhe vetë autoritetet izraelite.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, të cilat i referohen burimeve ushtarake, Nada po qëndronte në një ndërtesë 13-katëshe duke vëzhguar me snajper pozicionet kundërshtare. Ai ishte i njohur si një nga snajperistët më të aftë dhe të pakapshëm të forcave izraelite, i famshëm për saktësinë dhe aftësinë për të qëndruar i padukshëm.
Por, ndërsa po qëndronte në pozicionin e tij, një bletë ka hyrë në hapësirën ku ai fshihej. Në përpjekje për ta larguar bletën, ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga kati i 13-të i ndërtesës, duke gjetur vdekjen në vend.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet izraelite, të cilat e kanë cilësuar këtë si një humbje të madhe për forcat e tyre në Gaza. “Sot humbëm snajperistin më profesional që kemi pasur në frontin e Gazës,” thuhet në deklaratën zyrtare të cituar nga Anadollu Agency.
Ky rast ka ngjallur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë rikujtuar fjalët nga Kurani: “Askush nuk i di ushtritë e Zotit tënd, përveç Tij…” (El-Muddethir, 74:31), duke e parë këtë ngjarje si një shembull të fuqisë dhe urtësisë hyjnore.
