Saturday, April 18, 2026
HomeEkonomiSkifteri M1” – Droni i parë autokton shqiptar gati për fluturim: Projekti...

Skifteri M1” – Droni i parë autokton shqiptar gati për fluturim: Projekti historik nis në gusht

Made in Kosova – Dizajni final i dronit autokton Skifteri M1 po shkon drejt përfundimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për industrinë teknologjike shqiptare.

Ky mjet ajror pa pilot ka këto specifika teknike:

  • Hapja e krahëve: 14 metra
  • Shpejtësia maksimale: 400 km/h
  • Kapaciteti i ngarkesës: 140 kg

Projekti SKIFTERI, që do të lançohet në muajin gusht, përfshin pesë produkte të ndryshme dhe një investim fillestar prej 4 milionë dollarësh:

  • Skifteri M1
  • Skifteri K1
  • Skifteri FPV
  • Skifteri Tethered
  • Skifteri Satellite

Sipas zhvilluesve, ky është një projekt me rëndësi strategjike dhe kombëtare për të ardhmen teknologjike të shqiptarëve, duke e pozicionuar Kosovën në hartën globale të inovacionit.

Future Minds Academy është institucioni që qëndron pas këtij zhvillimi historik, me qëllim të qartë: të ndërtojë gjeneratën e ardhshme të inovatorëve dhe teknologëve shqiptarë.

Projekti “Skifteri” nuk është vetëm një zhvillim teknik, por një simbol i potencialit inxhinierik shqiptar. Me një gamë të gjerë modelesh dhe mbështetje financiare serioze, ky program synon të kthehet në një platformë strategjike për mbrojtje, monitorim dhe përdorime të tjera teknologjike. Kosova hyn në garë me vendet që kanë ndërtuar ekonominë e tyre mbi dronë dhe sisteme të pavarura.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments