Barcelona, 30 Korrik 2025 –
Një kompani spanjolle që operon në industrinë e filmave për të rritur ka vendosur një rregull të pazakontë në ambientin e saj të punës: pauza 30-minutëshe për vetëkënaqësi gjatë orarit të punës.
Kompania “Erika Lust Films”, e drejtuar nga regjisorja dhe producentja Erika Lust, ka zbatuar këtë politikë duke pretenduar se ndihmon në uljen e stresit, përmirësimin e mirëqenies mendore dhe rritjen e produktivitetit të stafit.
Zyra në Barcelonë është e pajisur me të ashtuquajturat “stacione masturbimi”, ku punonjësit mund të përdorin hapësira private për t’u qetësuar dhe liruar tensionin. Si pjesë e kësaj politike, punonjësve u janë ofruar edhe lodra seksi nga marka të njohura ndërkombëtare.
Sipas vetë punonjësve, kjo nismë ka ndikuar pozitivisht në atmosferën e punës, duke ulur nivelin e agresivitetit dhe duke rritur ndjesinë e qetësisë. “Ndihesh më i relaksuar dhe më i fokusuar”, ka deklaruar një prej tyre në një intervistë për mediat lokale.
Ndërkohë, një studim i publikuar së fundmi sugjeron se 1 në 20 persona kanë praktikuar vetëkënaqësinë në vendin e punës, çka shton debatet për këtë çështje delikate në mjediset profesionale.
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se masturbimi ndihmon në përmirësimin e gjumit, humorit dhe reduktimin e ankthit, përmes lirimit të hormoneve si dopamina dhe oksitocina. Megjithatë, kjo qasje ende mbetet e pazakontë dhe shpesh e kontestuar në shumicën e vendeve të punës.
Kompania ka marrë vëmendje ndërkombëtare për këtë vendim, ndërsa rrjetet sociale janë përfshirë nga debate që variojnë nga mbështetja për mirëqenien mendore e deri te kritikat për cenimin e etikës në punë.

Ky rast i kompanisë “Erika Lust Films” përbën një shembull të rrallë të integrimit të politikave të mirëqenies seksuale në ambientin e punës. Edhe pse qëllimi është të reduktohet stresi dhe të përmirësohet klima në punë, një iniciativë e tillë mbetet kontraverse. Ajo sfidon kufijtë tradicionalë të etikës profesionale dhe mund të hapë diskutime të gjera për mënyrën se si kompanitë mund ose duhet të merren me mirëqenien mendore dhe emocionale të stafit të tyre.
