Bashkimi Evropian ka njoftuar se duke filluar nga data 12 tetor 2025, do të nisë zbatimi i një sistemi të ri digjital për hyrjet dhe daljet e udhëtarëve që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së. Ky sistem, i quajtur EES (Entry/Exit System), do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të regjistrojë automatikisht të dhënat e hyrjes dhe daljes.
📌 Çfarë është EES dhe si funksionon?
Sistemi EES është një teknologji e avancuar që:
- Regjistron datën dhe kohën e hyrjes/daljes së çdo udhëtari;
- Ruajt të dhëna biometrike, si gjurmët e gishtërinjve ose imazhi i fytyrës (vetëm njëra prej tyre);
- Llogarit kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar në zonën Schengen;
- Sinjalizon automatikisht rastet e tejkalimit të afatit të qëndrimit.
🔍 Ky sistem do të aplikohet për të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.
📉 Me këtë ndryshim, përfundon era e vulave fizike në pasaporta dhe nis monitorimi elektronik i çdo hyrje e dalje në mënyrë më efikase dhe të sigurt.
