Friday, April 17, 2026
HomeLajmeAksident detar në Greqi – Plagosen tre turistë nga Kosova në Halkidiki

Aksident detar në Greqi – Plagosen tre turistë nga Kosova në Halkidiki

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të njohur të Halkidikit në Greqi, ku janë përfshirë turistë nga Kosova.

Sipas raportimeve të autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord – gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan – është përplasur në një breg shkëmbor.

Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur. Fillimisht ata morën ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Fatmirësisht, të tre janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë janë liruar nga spitali.

Skafi, i cili raportohet se ishte marrë me qira, është përmbysur pas përplasjes dhe më pas është tërhequr në breg.

Autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për ndotje të detit si pasojë e aksidentit.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë detare në sezonin turistik, ndërsa turistët kosovarë vazhdojnë të jenë ndër më të shumtët që frekuentojnë brigjet greke gjatë verës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments