Tuesday, September 22, 2026
HomeShowbiziIsh-banori i Big Brother i jep fund zërave për rikthim me Loredanën...

Ish-banori i Big Brother i jep fund zërave për rikthim me Loredanën – zbulon të dashurën e re!

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Albania, i cili u bë viral për lidhjen e tij me ish-banoren Loredana, si dhe për një incident të bujshëm ku u përfol për një shuplakë ndaj Gjestit, duket se ka kthyer një faqe të re në jetën e tij personale.

Pas muajsh të tërë spekulimesh rreth një rikthimi të mundshëm me Loredanën, veçanërisht për shkak të sinjaleve të dykuptimta në rrjete sociale dhe disa deklaratave që lanë vend për dyshime, ai i ka habitur ndjekësit me një postim befasues në Instagram.

Në një nga story-t e fundit, këngëtari ka publikuar një fotografi ku shihet me një vajzë misterioze, që shumë prej fansave e kanë identifikuar si të dashurën e tij të re. Me këtë postim ai duket se i ka dhënë fund njëherë e mirë zërave për ribashkim me Loredanën, duke konfirmuar se ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.

Për momentin nuk ka detaje të tjera rreth identitetit të vajzës, pasi fytyra e saj nuk është parë qartë në foto, por reagimet nuk kanë munguar. Ndjekësit janë ndarë mes habisë, përgëzimeve dhe pyetjeve se çfarë ndodhi mes tij dhe Loredanës që lidhja përfundoi kaq papritur.

Ish-çifti kishte fituar një simpati të madhe nga publiku, dhe dinamika mes tyre ishte një nga më të ndjekurat gjatë sezonit të Big Brother. Por siç duket, jeta vazhdon për të dy, dhe ndoshta kjo është një mënyrë që këngëtari të vendosë kufijtë dhe të eci përpara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments