Monday, August 3, 2026
HomeBoteVideo virale: Biciklisti përballet me një ari si të ishte mace –...

Video virale: Biciklisti përballet me një ari si të ishte mace – dhe qesh me të!

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video që po bën xhiron e botës, ku një moment që normalisht do trembte këdo… është përjetuar me qetësi zen dhe humor të thatë.

Ngjarja ndodh në një zonë malore ku dy biciklistë po shijonin një xhiro të zakonshme mes natyrës. Gjithçka duket perfekte deri në momentin kur… BEFAS! … një ari u del përpara në rrugicën malore, në stilin më hollywood-ian të mundshëm.

Në vend që të bërtasë, të ikë apo të hedhë biçikletën, njëri nga djemtë reagon me qetësi të frikshme. Jo vetëm që nuk trembet, por e përballon situatën sikur të ishte duke parë një mace me bark të fryrë, e jo një bishë pylli që mund ta bëjë “story” për një sekondë.

Në komente, njerëzit nuk ndalen:

“Ky s’ka ndjenja frike, ka vetëm bateri me durim!”

“Ari u pendua që doli, s’u prit me panik si zakonisht!”

“Ky duhet me qenë bodyguard i Chuck Norris-it!”

Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në një park malor në Amerikën e Veriut, por videoja s’ka nevojë për titra – sepse humori i situatës është universal.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments