Protesta e djeshme kundër padrejtësive që po u bëhen ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata e Hagës, solli jo vetëm një bashkim simbolik të figurave kyçe të luftës dhe politikës, por edhe skena interesante që u kapën nga kamerat e mediave.
Në mesin e shumë figurave të njohura, vëmendje të veçantë mori një moment mes Ramiz Lladrovcit dhe Sami Lushtakut, dy emra të njohur nga periudha e luftës, të cilët u panë pranë njëri-tjetrit gjatë protestës. Sipas pamjeve që qarkulluan në rrjete sociale, Lladrovci duket se përpiqet të tërheqë vëmendjen e Lushtakut, përmes gjesteve të theksuara, shikimeve dhe qasjes miqësore që kapën syrit të publikut.
Ky “flirt politik”, siç po cilësohet nga komentuesit online, është komentuar gjerësisht, duke nxitur debat nëse bëhet fjalë për një përpjekje për afrim politik apo thjesht për një moment spontan mes bashkëluftëtarëve të dikurshëm.
Pavarësisht interpretimeve, protesta e djeshme tregoi qartë një përpjekje për bashkim të figurave të rëndësishme të skenës politike dhe asaj të ish-luftës, në një zë të vetëm kundër asaj që ata e quajnë padrejtësi për UÇK-në në Hagë.
