Në një proces gjyqësor të cilësuar nga shumë si i padrejtë, po akuzohet një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për atentat ndaj komandantit të policisë serbe, Milos Nikolic, dhe rektorit të dhunshëm serb.
Shumë zëra në opinion publik paralajmërojnë se ky gjyq nuk është thjesht ndaj një individi, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj historisë dhe sakrificës së UÇK-së.
Figura e dëshmorit të kombit, Zahir Pajaziti, përmendet shpesh në reagimet publike si simbol i rezistencës, duke theksuar se gjykime të tilla tentojnë të njollosin kujtimin dhe kauzën për të cilën ai dha jetën.
Ky zhvillim ka hapur debat të gjerë mbi mënyrën se si po trajtohet trashëgimia e luftës dhe mbi tentativat për ta rishkruar historinë
