Wednesday, August 5, 2026
HomeKronike e zezeReagon Albulena Haxhiu për lirimin e dyshuarve në vrasjen e trefishtë: “Ndërprerja...

Reagon Albulena Haxhiu për lirimin e dyshuarve në vrasjen e trefishtë: “Ndërprerja e paraburgimit shkakton pasoja tragjike”

Bazuar në të dhënat nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë kanë qëndruar në paraburgim vetëm nga 21 qershori 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje të paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kjo periudhë e shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit për veprat e rënda që dyshohen t’i kenë kryer, ngre shqetësime serioze për trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka theksuar se ky veprim mund të ketë sjellë pasoja tragjike, siç është vrasja e trefishtë e ndodhur së fundi.

“Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë. Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve,” ka shkruar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments