Një qytetar nga Astiri i Tiranës ka dërguar në redaksinë e JOQ pamjet ekskluzive të vjedhjes së biçikletës së tij, e cila ishte mjeti i vetëm i tij për transportin e përditshëm. Ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, rreth orës 17:38, në parkimin nën-tokesor pranë një servisi ku ai punon.
Në video, që qytetari e ka regjistruar me telefonin e tij, shihet një person i panjohur që afrohet qetësisht drejt biçikletës. Hajduti ka pasur syze dielli, një cigare në gojë dhe një çantë në dorë, ndërsa veprimet e tij ishin të shpejta dhe të qeta, duke marrë biçikletën dhe largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Pronari i biçikletës shprehet i shqetësuar për pasojat e ngjarjes: “Më ka prishur shumë punë, sepse ai ishte mjeti im i vetëm për transport,” tregon ai. Qytetari ka vendosur një ultimatum, duke i dhënë hajdutit 24 orë kohë për ta kthyer biçikletën, përpara se të bëjë denoncimin te policia.
Ngjarje të tilla ngrenë shqetësime për sigurinë e qytetarëve në zona të qendërta dhe parkime nën-tokësore, ku kontrolli i personave të panjohur mund të jetë i vështirë. Autoritetet bëjnë thirrje për vigilencë dhe raportim të menjëhershëm të çdo aktiviteti të dyshimtë, ndërsa qytetarët këshillohen të sigurojnë mjetet e tyre personale me sisteme të mbyllura dhe kamera sigurie.
Pamjet e publikuara tregojnë qartë fytyrën e hajdutit të maskuar dhe sjelljen e tij të qetë, duke u bërë një apel ndaj komunitetit që të ndihmojë në identifikimin e tij. Redaksia e JOQ nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me policinë për të parandaluar ngjarje të tilla dhe për të garantuar sigurinë e mjeteve personale.
Ngjarja në Astir është një shembull i qartë i vështirësive që përballen qytetarët në mbrojtjen e pronës së tyre dhe një kujtesë për rëndësinë e vigilencës dhe masave parandaluese.
