Monday, April 20, 2026
HomeKronike e zezeBabai që vrau vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje dënimi

Babai që vrau vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje dënimi

Një rast tronditës kriminal ka rikthyer vëmendjen e mediave shqiptare pas 11 vitesh. 80-vjeçari Doksan Dushku, i dënuar për vrasjen e vajzës së tij shtatzënë në vitin 2014, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për ulje të dënimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2014, në fshatin Sllatinë, në komunën Sllove, ku Dushku vrau me kallashnikov vajzën e tij, Fatmira Doksani, 21 vjeçe, e cila ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Hetimet zbuluan se shkak për këtë krim makabër ishte mospranimi nga ana e babait i shtatzënisë së vajzës jashtë martese.

Dushku u arrestua menjëherë dhe në vitin 2015 u dënua nga Gjykata për Krimet e Rënda me 21 vite burg, një vendim i cili më pas u reduktua në 16 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi mbeti në fuqi edhe pas shqyrtimit nga Apeli.

Pas 11 vitesh nga krimi, Dushku ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon rishikimin e vendimit penal. Ai pretendon se dënimi i tij është i pajustifikuar ligjërisht, duke iu referuar një vendimi të mëvonshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shfuqizuar një paragraf të nenit për bashkimin e dënimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Në rekurs, Dushku nuk kërkon të shpallet i pafajshëm, por kërkon që vendimi i tij të rishikohet sipas përllogaritjes së re ligjore. Në thelb, ai kërkon që dënimi të përcaktohet si 21 vite burg dhe që, pas uljes nga gjykimi i shkurtuar, të shkojë në 14 vite, ose të konsiderohet ezauruar pjesërisht nga vuajtja deri tani.

Ky rast ka ngjallur debate të forta në opinionin publik dhe rikthen në kujtesë një nga krimet më të rënda familjare të viteve të fundit në Shqipëri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments